24 November 2017
Home » Teknologji » Bitcoin dhe Ethereum në rënie, Bitcoin Cash mësyn vlerën prej 1,000 dollar

Bitcoin dhe Ethereum në rënie, Bitcoin Cash mësyn vlerën prej 1,000 dollar

Bitcoin dhe Ethereum, dy monedha virtualt më popullore dhe më të mëdha në treg për nga vlera, janë në rënie që nga fillimi i kësaj jave ndërsa Bitcoin Cash është duke rikuperuar me shpejtësi.

Bitcoin ra me 2.2% në 3,912 dollar. Monedha është në rënie pas rritje me shpejtësi dhe prekur vlera rekord prej 4,000 dhe 4,400 dollarësh për herë të parë. (http://bit.ly/2x07Bnl)

Sakaq Ethereum ra me 3% kundër dollarit në 310 dollar dhe ka patur probleme për të kaluar kufirin e 350 dollarëve.

Bitcoin Cash, monedha virtuale e cila erdhi si rezultat i ndarjes së blockchain-it të Bitcoin nëf illim të muajit Gusht ka hasur situata të vështira. Pasi u rri ndjeshëm një ditë nga hyrja në bursë, Bitcoin Cash ra në 200 dollar.

Por gjatë fundjavës ndodhi ajo që nuk pritej. Bitcoin Cash preku vlerën rekord prej 1,000 dollarësh në fundjavë por ra të Hënen. Ndërsa gjatë ditës së sotme Bitcoin Cash u ringrit përsëri për të prekur vlerën prej 696 dollarësh.

Bitcoin Cash është rezultat i një mosdakordësie prej mëse 2 vjeçare mes minerave të blockchainit të Bitcoin. (http://bit.ly/2vLTOna)

Ky blockchain pritej të merrte një përditësim softueri quajtur SegWit2X cili do të rriste kapacitetet e transaksioneve, një përditësim i cili u kundërshtua nga një numër minerash kryesisht të lokalizuar në Azi. /PCWorld Albanian

The post Bitcoin dhe Ethereum në rënie, Bitcoin Cash mësyn vlerën prej 1,000 dollar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Intel braktis BIOS në favor të UEFI në 2020-ën

Intel do të braktisë mbështetjen për sistemet BIOS në 2020-ën, një lëvizje e cila do ...