Home » Teknologji » Bitcoin bie pas lajmeve se Koreja e Jugut mund të ndalojë tregtimin e monedhave kriptografike

Bitcoin bie pas lajmeve se Koreja e Jugut mund të ndalojë tregtimin e monedhave kriptografike

Qeveria Koreano – Jugore tha ditën e Enjte se planifikon të ndalojë tregimin e monedhave kriptografike duke çuar në pikiatë vlerën e bitcoin dhe hedhur dyshim mbi të ardhmen e tregut të monedhave virtuale.

Një goditje ndaj monedha virtuale në Korenë e Jugut do të ishte kritike për të ardhmen dhe kërkesën globale për monedha kriptografike.

Ministri i Drejtësisë Park Sang-ki tha se qeveria e vendit të tij po përgatiste një draft për ndalimin e tregtimit të monedhave virtuale në bursa kombëtare.

Ky draft ka nevojë për votën e shumicës së 297 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, një proces që mund të marrë muaj dhe vite kohë.

Aktualisht bitcoin këmbehet me 13,836 dollarë sipas CoinMarketCap.com. vitin e kaluar vlera e monedhës u 20-fishua duke arritur deri në 20,600 dollarë në Dhjetor kur filloi këmbimi nga grupit CME dhe Cboe.

Lajmi për ndalimin e bitcoin në Korenë e Jugut erdhi pas shtrëngimit të masave në disa vende të botës.

Gjatë kësaj jave bursa Coinone dhe Bithumb u bastisën nga policia për evazion fiskal.

Të Hënen CoinmarketCap.com hoq të dhënat që vinin nga bursat Koreano Jugore. /PCWorld Albanian

The post Bitcoin bie pas lajmeve se Koreja e Jugut mund të ndalojë tregtimin e monedhave kriptografike appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...