Home » Teknologji » Bill Gates në moshën 63 vjeçare është i lumtur për katër arsye

Bill Gates në moshën 63 vjeçare është i lumtur për katër arsye

Në “Ask Me Anything” më të fundit në Reddit, bashkë-themeluesi i Microsoft Bill Gates u pyet për probleme të ndryshme që lidhen me çështjet humanitare duke filluar nga tema si ndryshimet klimatike dhe e ardhmja e arsimit.

Rreth 30 minuta në seancën e tij live, pyetjet u fokusuan në jetën personale të Bill Gates. Gates, tashmë 63 vjeç, u pyet: “Jeni i lumtur?” Dhe menjëherë pas kësaj, “Çfarë ju bën të lumtur?”

Në pyetjen e parë, personi i dytë më i pasur në botë u përgjigj: “Po! Kur isha në të 30-at, nuk mendova se njerëzit në moshën 60 vjeçare ishin shumë të zgjuar apo argëtoheshin kaq shumë. Më pyesni përsëri pas 20 vjetësh dhe do ju tregoj se sa të zgjuar janë 80-vjeçarët”.

Për pyetjen e dytë, Gates tha: “Kur fëmijët tuaj janë mirë dhe po ecin mirë në jetë është me të vërtetë krenari për mua si prind. Ndonjëherë edhe angazhimet ndaj vetes, gjithashtu përmirësojnë lumturinë.”

Në të 30-at, gjërat ishin pa dyshim “argëtuese” nga pikëpamja e biznesit për misionin origjinal të Microsoft për të vendosur “një kompjuter në çdo tavolinë dhe në çdo shtëpi”.

Por ky mision u përmbush, të paktën në botën e zhvilluar. Gjërat kanë ndryshuar për Gates. Ai kohët e fundit ka ndarë në një postim në Facebook: “Kur isha në 20-at dhe 30-at e hershme, unë isha i apasionuar pas softuerit. Nuk kam marrë asnjë ditë pushim dhe as kam pasur ndërmend të martohesha. (Natyrisht, kjo ndryshoi kur takova Melindën!) ”

Ai tani po shijon frytet e punës së tij nëpërmjet ambicieve të tij familjare dhe të jetës personale, si dhe përmbushjen e vizionit të tij më të madh se jeta, për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe urisë në botë nëpërmjet Fondacionit Bill & Melinda Gates.

Por, para se të thoni, “Unë nuk jam Bill Gates: Nuk kam të njëjtin luks në jetë,” nuk duhet të jeni miliarder për të arritur lumturinë për të cilën ai flet.

BusinessMag ju sjell 4 gjërat që Bill Gates ka ndjekur për të qenë më i lumtur dhe më i përmbushur.

  1. Ndiqni qëllimet tuaja

Çdo gjë në jetë ka të bëjë me zgjedhjet e qëllimeve tuaja dhe ndjekjes së asaj që ka vërtetë rëndësi për ju. Ndërsa është krejtësisht normale të pyesni për orientimin ose motivimin e karrierës për të bërë punën tuaj më mirë, ajo që nuk është normale është që këto ndjenja të qëndrojnë përgjithmonë në mendjen tuaj kur ju e dini se jeni bërë për diçka më të madhe.

Nëse ballafaqoheni me mendimet “po sikur”, filloni udhëtimin tuaj me këtë pyetje: A po bëj atë që dua – atë çfarë ka rëndësi për mua?

Në një moment të caktuar, çdonjëri prej jush duhet të fillojë të shikojë të vërtetën e tij dhe atë që vërtetë ka rëndësi për të. Kur ju pyesni veten se çfarë doni dhe dëgjoni një zë që vjen nga zemra juaj, “Kjo është ajo që unë dua”, ky është zëri i së vërtetës, të cilin duhet ta ndiqni me gjithë zemër.

  1. Krijoni mentalitetin e të dhënit

Guruja i motivimit Jim Rohn thotë: “Vetëm duke dhënë keni mundësi të merrni më shumë se sa ju tashmë keni.” Nëpërmjet fondacionit të tij bujar, Gates e ka arritur këtë në një shkallë që shumica prej nesh nuk mund ta kuptojnë. Në vitin 2006, miku i tij i ngushtë, Warren Buffett, tani personi i tretë më i pasur në planet, nënshkroi dokumente që dhuroi 31 miliardë dollarë nga pasuria e tij për të financuar punën e Fondacionit Gates në luftimin e sëmundjeve infektive dhe reformimin e arsimit.

Mendoni të jepni për mirëqenien tuaj. Shkenca na ka konfirmuar se kur japim ne ndihemi më të lumtur, na bën mirë për shëndetin dhe na krijon ndjenjën e mirënjohjes. Një raport i Shkollës së Biznesit të Harvard arriti në përfundimin se shpërblimet emocionale janë më të mëdha, kur bujaria jonë është e lidhur me të tjerët, si për shembull të kontribuarit në një fushatë GoFundMe të një miku të prekur nga kanceri.

Gjithashtu e rëndësishme është që të kuptoni se jo vetëm bujaria financiare, por edhe dhurimi i kohës suaj, këshillimi i të tjerëve, mbështetja për një kauzë, lufta ndaj padrejtësive etj, janë një mënyrë e mirë për të dhënë.

  1. Trajtojeni trupin tuaj si një tempull të shenjtë

Gates thotë se të ushtruarit çon në lumturi. Ai është një lojtar i apasionuar ndaj tenisit. Të ushtruarit ka treguar se përmirëson humorin tuaj dhe ul ndjenjën e depresionit, ankthit dhe stresit.

Një studim i 24 grave të diagnostikuar me depresion treguan se të ushtruarit uli ndjenjën e depresionit. Në fakt, depresioni i tyre u reduktua pas aktivitetit fizik.

  1. Vendosni familjen të parën

Përparësitë e Gates u zhvendosën për t’u përqëndruar më shumë në jetën familjare dhe fëmijëve të tij.

Zgjedhja për të mos vendosur jetën familjare si të barabartë me prioritetet e karrierës apo edhe përpara, mund të jetë e kushtueshme. Analizat shkencore të shkaqeve që çojnë në vdekje në vendin e punës, mes të tjerash, përfshijnë “orët e gjata apo jashtë orarit të punës” dhe “konfliktin familje-punë” si burime të zakonshme të stresit në vendin e punës që shkatërron shëndetin e punonjësve të SHBA.

Nëse ekuilibri punë-jetë është një luftë e fajit për shkak se mendoni se biznesi ose karriera juaj do ta pësojnë, zgjidhja është e thjeshtë: Vendosni kufijtë rreth prioriteteve tuaja familjare dhe pastaj përdorni të njëjtën mënyrë për të vendosur kufijtë e rreptë në punë.

Duke pasur linja të forta rreth secilës fushë të jetës, do t’ju bëjë më të fokusuar, efikas dhe efektiv në punë dhe fëmijët tuaj do të duan që babai ose nëna e tyre të vijnë në shtëpi në kohë për të parë një recital baleti ose lojë futbolli. /BussinesMag

The post Bill Gates në moshën 63 vjeçare është i lumtur për katër arsye appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Instagram eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve nëpër foto

Instagram ka konsideruar mundësinë e fshehjes së numrit të pëlqimeve nëpër foto në mënyrë që ...