15 December 2018
Home » Apple » Bateri me hidrogjen për iPhone 6 që zgjat një javë!!!!

Bateri me hidrogjen për iPhone 6 që zgjat një javë!!!!

BAT

Kompania britanike “Intelligent Energy” ka krijuar një prototip të një baterie me hidrogjen posaçërisht për iPhone 6. Bateria ka rezultuar e suksesshme në testimet e para, dhe ka arritur të zgjasë për një javë me një karikim të vetëm. Kompania ka tërhequr edhe vëmendjen e Apple-it.

Bateria ushqehet përmes një pajisjeje të posaçme me hidrogjen, ndërkohë që ka pas disa vrima që i lejojnë të çlirojë hidrogjenin e djegur.

“Në dijeninë tonë, kjo nuk është bërë më parë. Ne kemi arritur të ndërtojmë një bateri me hidrogjen që mund të vendoset tek kasat e telefonit. Ky është një hap i rëndësishëm, pasi, nëse doni të shpikni teknologji të reja, duhet të jenë të domosdoshme për t’u përdorur nga njerëzit,” deklaroi shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Henri Winand.(ICT MEDIA)

About Gent

Check Also

Microsoft prezantoi “vrasësin” e MacBook Air: Surface Pro 4 me ekran 12.3 inç dhe proçesor Intel Skylake!!!!

Kishte ardhur koha që Microsoft të përditësonte linjën e tabletëve dhe me sa duket zgjodhi ...