Home » Teknologji » Bashkimi Evropian mund të gjobisën në Korrik Google për Android-in

Bashkimi Evropian mund të gjobisën në Korrik Google për Android-in

Google mund të goditet me një gjobë të dytë nga Bashkimi Evropian në Korrik sepse ka përdorur sistemin operativ mobil Android për të “shtrënguar” rivalët.

Komisioni Evropian ka hapur hetimet ndaj kësaj çështje që në 2015-ën dhe mund të japë një verdikt përpara datës 9 Korrik.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kjo gjobë mund të lërë në hije atë të dhënë vitin e kaluar prej 2.4 miliard eurosh.

Autoritetet Evropiane do të kërkojnë nga Google të ndalojë praktikat antikonkurruese si ajo e licencimit të Android tek prodhuesit e telefonëve vetëm nëse integrojnë aplikacionet si Google Search dhe Maps.

Android është çështja më e rëndësishme prej tre të tillave që janë hapur kundër motorit numër një të kërkimit në botë.

Një çështje e tretë për shërbimin Adsense pritet të adresohet nga fundit i vitit ose edhe më vonë. /PCWorld Albanian

The post Bashkimi Evropian mund të gjobisën në Korrik Google për Android-in appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Screen_Shot_2018_08_20_at_9.04.20_AM.1534769604.png.jpg

Rripi i fitnesit Fitbit Charge 3 vjen sjell ekran dhe jetëgjatësi bateri më të mirë

Mbase industria e veshjeve elektronike sot është e përqendruar e gjitha në orët inteligjente si ...