Home » Teknologji » Bashkimi Evropian, 30 milion euro për dixhitalimin e Ballkanit Perendimor

Bashkimi Evropian, 30 milion euro për dixhitalimin e Ballkanit Perendimor

Bashkimi Evropian (BE) i ka ndarë 30 milionë euro grante për vendet e Ballkanit Perëndimor për të investuar në ndërtimin e një infrastrukture më të mirë digjitale, përkatësisht në lidhjen me brez të gjerë (broadband), shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kjo u bë e ditur në fund të muajit të kaluar në Sofje të Bullgarisë, ku Komisioni Evropian kishte filluar programin digjital për Ballkanin Perëndimor “Asambleja digjitale 2018”.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov dhe komisionarja për Ekonomi Digjitale dhe Shoqëri, Mariya Gabriel.
Kjo e fundit ka deklaruar me këtë rast se digjitalizimi është i pakufishëm, ku përfshin rajone dhe kontinente, shkruan më tutje “Zëri”.

Qëllimi i Asamblesë Digjitale është të sigurojë që qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor mund t’i korrin plotësisht përfitimet e ritmit të shpejtë dhe të pashmangshëm të transformimit digjital.

Angazhimi për agjendën digjitale do të sigurojë që qytetarët të kenë aftësi për t’i përputhur kërkesat e ekonomisë së re dhe të ndihmojnë modernizimin e administratave publike, forcimin e sigurisë kibernetike, rritjen e lidhjes dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Po ashtu u bë e ditur se BE-ja dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor kanë një qëllim të përbashkët për të përmirësuar sigurinë dhe besimin në internet.

The post Bashkimi Evropian, 30 milion euro për dixhitalimin e Ballkanit Perendimor appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft vlerësohet me mbi 800 miliardë dollarë

Aksionet e Microsoft prekën një rekord ditën e Premte pasi kompania raportoi një tjetër tre ...