Home » Teknologji » Banka Zvicerane bëhet e para që ofron llogari biznesi kompanive me asete kriptografike

Banka Zvicerane bëhet e para që ofron llogari biznesi kompanive me asete kriptografike

Hypothekarbank Lenzburg është bërë banka e parë në Zvicër e cila do tu ofrojë llogari biznesi kompanive të teknologjisë blockchain dhe kriptomonedhave.

Ndërsa Banka Falcon Private është e para që ofron shërbime për menaxhimin e aseteve kriptografike, Hypothekarbank është e para që ofron llogari biznesi.

Banka tha se kishte informuar autoritetet Zvicerane përpara se të fillonte këtë bashkëpunim me startupet kriptografike dhe se ishte në dijeni të praktikave të jashtëligjshme në këtë industri.

Hypothekarbank do të tregohet vigjilente në përzgjedhjen e konsumatorëve të rinj dhe deri tani ka pranuar vetëm dy kompani nga industria.

Përpara se të pranojë një klient të ri, banka kryen hetimet e duhura.

Zvicra është shndërruar në një qendër globale të industrisë së monedhave kriptografike ndërsa qyteti Zug referohet edhe si “Crypto Valley.” /CryptoWorld.al

The post Banka Zvicerane bëhet e para që ofron llogari biznesi kompanive me asete kriptografike appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet ...