Mes produkteve të reja që debutuan gjatë evenimentit Computex 2015, ishte edhe Transformer Book T100HA, hibridi laptop-tablet që është edhe pasardhësi i pajisjes 2 në 1 T100 me sistem operativ Windows 8.
Më interesant është fakti se ky model i ri do të jetë i pajisur me sistemin operativ Windows 10 dhe USB Type-C, e përdorur dhe në MacBook-un fundit të Apple. Ky hibrid ka një trashësi vetëm 8.45mm, dhe do të jetë i disponueshëm në katër versione ngjyrash ndërkohë që madhësia e ekranit është 10.1 inç.
Kompania Asus nuk ka dhënë ndonjë detaj përsa i përket çmimit, por mendohet që kostoja e tij të jetë afërsisht sa i paraardhësit, 349 dollar. Rezolucioni i ulët i ekranit dhe përbërja prej plastike janë disa nga disavantazhet kryesore të këtij produkti. Asus premton 14 orë jetëgjatësi baterie. Fuqinë kompjuterike të këtij hibridi do e garantojë një proçesor Intel Atom Cherry Trail X5 dhe 4GB RAM. Një datë zyrtare lançimi mungon por që ka mundësi që Transformer Book të mbërrijë gjatë verës së këtij viti.(ict.medi)