Home » Teknologji » Apple Watch identifikon saktësisht hipertensionin dhe apnean e gjumit

Apple Watch identifikon saktësisht hipertensionin dhe apnean e gjumit

Një studim zbuloi se veshjet elektronike si Apple Watch dhe Fibit mund të përdoren për të identifikuar tensionin e lartë dhe apena e gjumit, ndërprerjes së përkohshme të frymëmarrjes.

Hulumtuesit thonë se të dhënat e marra nga sensorët e këtyre pajisjeve elektronike të kombinuara me algoritmat e inteligjencës artificiale mund të parashikojnë nëse një njeri rrezikohet nga probleme shëndetësore të caktuara në të ardhmen.

Studimi u krye nga startupi Cardiogram dhe UCSF. 6,000 subjekte u analizuan ku disa prej tyre u diagnostikuan me sëmundjet në fjalë.

Përtej kësaj, studimi kërkon të nxisë zhvillimin e këtyre pajisjeve. Gjigandët e teknologjisë kanë zhvilluar sistem të cilat mund të zhvillojnë më tej veshjet elektronike.

Konkretisht Apple është përfshirë në një partneritet me Universitetin Stanford. Në mënyrë proaktive, kompania ka nxitur zhvillimin e aplikacioneve të shëndetit falë sensorëve të integruar në Apple Watch.

Një patentë e re e kompanisë synon të identifikojë situatat emergjente shëndetësore. /PCWorld Albanian

The post Apple Watch identifikon saktësisht hipertensionin dhe apnean e gjumit appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...