Home » Teknologji » Apple publikoi përditësimin iOS 11.1.2

Apple publikoi përditësimin iOS 11.1.2

Apple publikoi ditën e sotme iOS 11.1.2, përditësimin e 7-të zyrtar të iOS 11. Ky version vjen një javë pasi Apple publikoi iOS 11.1.1, një përditësim i i cili adresoi problemin e germës “i”.

iOS 11.1.2 mund të shkarkohet nga telefoni për të gjitha modelet e suportuara duke shkuar në Settings –> General –> Software Update.

Ky përditësim adreson probleme që cilat janë zbuluar që nga debutimi i iOS 11.1.1. Sipas letrës së publikimit të Apple, një prej problemeve që do të eleminohet është ngrirja e ekraneve të iPhone X kur telefonët ekspozohen në temperatura të ulëta.

iOS 11.1.2 vjen në një kohë kur Apple po përgatitet për iOS 11.2 i cili do të sjellë Apple Pay Cash dhe ngarkim wireless më të shpejtë në iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus. Gjithashtu do të përmirësohen elementë të paktë vizualë. /PCWorld Albanian

The post Apple publikoi përditësimin iOS 11.1.2 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

chartoftheday_12578_global_pc_shipments_n.jpg

Tregu i kompjuterave personalë arrin pikën më të ulët në një dekadë

Shitjet e kompjuterëve ranë vitin e kaluar në pikën më të ulët që nga 2006. ...