Home » Teknologji » Apple publikoi iOS 11.2.2 për të eliminuar efektin Spectre

Apple publikoi iOS 11.2.2 për të eliminuar efektin Spectre

Një tjetër ditë, një tjetër përditësim sigurie. Kësaj here është rradha e iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Apple publikoi një përditësim sigurie i cili duhet të rregullojë problemet që mund të shkaktohen nga dobësia kritike e sigurisë quajtur Spectre.

Kjo dobësi u zbulua së bashku me Meltdown në ditët e para të Janarit.

Apple e përshkruan kështu përditësimin:

“iOS 11.2.2 përmban përditësime sigurie për Safari dhe WebKit për të eliminuar efektet e Spectre.”

Apple rekomandon përditësimin për të gjithë përdoruesit.

Për ta shkarkuar navigoni në Settings > General > Software Update. Përditësimi peshon 75MB dhe mund të shkarkohet edhe përmes iTunes. /PCworld Albanian

The post Apple publikoi iOS 11.2.2 për të eliminuar efektin Spectre appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...