Home » Teknologji » Apple mund të lancojë në Shtator iPhone “buxhetor”

Apple mund të lancojë në Shtator iPhone “buxhetor”

Një iPhone i ri pritet të dalë së shpejti në treg duke konkurruar të gjithë versionet e mëparshëm për nga çmimi i shitjes. Janë duke qarkulluar zëra se Apple do të lancojë një iPhone 6.1 inç me një çmim jo më shumë se 550$.

Ky iPhone i ri mund të vijë në dy variante: një variant me dy karta SIM dhe një variant me vetëm një kartë SIM. Me një SIM do të mendohet të kushtojë rreth 550$ dhe me dy SIM rreth 650$. Këto çmime do ta vendosin Apple në avantazh edhe me konkurrentët e saj duke qenë se produktet Apple janë gjithmonë më të kushtueshme duke favorizuar smartfonë të llojit Android.

iPhone i ri që do të dalë në treg do të jetë forma më e lirë e atyre që tashmë janë në shitje si iPhone X dhe iPhone X Plus. Madje zërat thonë edhe që Apple mund të sjellë sërish për publikun telefonin e famshëm iPhone SE në fund të këtij viti.

Sigurisht, Apple ende nuk ka konfirmuar këto zëra. /PCWorld Albanian

The post Apple mund të lancojë në Shtator iPhone “buxhetor” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

google1.jpg

Google Calendar vs Apple Calendar, cili udhëheq?

Për shumë përdorues të smartfonëve, aplikacionet e kalendarit janë një mjet jetik për të qëndruar ...