Home » Teknologji » Apple konfirmon se iPhone, iPad dhe Mac preken gjithashtu nga Meltdown dhe Spectre

Apple konfirmon se iPhone, iPad dhe Mac preken gjithashtu nga Meltdown dhe Spectre

Apple paralajmëroi ditën e Premte të gjithë përdoruesit e iPhone, iPad dhe kompjuterave Mac se janë të prekur nga problemet kritike të sigurisë zbuluar së fundi në procesorët Intel, AMD dhe ARM.

Gjigandi Amerikan i teknologjisë kërkoi nga miliona konsumatorë të shkarkojnë aplikacione dhe softuerë vetëm nga burime të besuara.

Ende nuk ka asnjë provë që problemet e sigurisë Meltdown dhe Spectre janë shfrytëzuar apo po shfrytëzohen nga hakerat edhe pse kompanitë si Microsoft kanë dërguar tashmë përditësime urgjente.

Në një postim në blog, Apple tha se ka dërguar përditësime për iOS, macOS dhe tvOS posaçërisht për këtë problem.

“Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar së fundi probleme sigurie të njohura si Meltdown dhe Spectre. Këto dobësi prekin të gjithë procesorët modern dhe thuajse çdo sistem operativ. Të gjitha sistemet Mac dhe iOS preken gjithashtu,” thuhej në deklaratën e Apple.

“Duke qenë se këto dobësi mund të shfrytëzohen vetëm në një aplikacion keqdashës është i instaluar në pajisjen tuaj Mac ose iOS, ne rekomandojmë të tregoheni të shkarkoni aplikacione vetëm nga burime të besuara si App Store.”

Firma tha se Apple Watch është i vetmi produkt që nuk preket nga Meltdown ndërsa ka planifikuar një përditësim për shfletuesin Safari në ditët në vijim për tu mbrojtur kundër Spectre.

Dobësitë e sigurisë u zbuluan nga hulumtuesit e Google dhe akademikë në vend të ndryshme të botës. /PCWorld Albanian

The post Apple konfirmon se iPhone, iPad dhe Mac preken gjithashtu nga Meltdown dhe Spectre appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

google1.jpg

Google Calendar vs Apple Calendar, cili udhëheq?

Për shumë përdorues të smartfonëve, aplikacionet e kalendarit janë një mjet jetik për të qëndruar ...