Home » Teknologji » Apple konfirmon një dizajn të ri radikal të iPhone

Apple konfirmon një dizajn të ri radikal të iPhone

Harrojeni iPhone X sepse vëmendjen tashmë ka marrë telefoni Galaxy X i Samsung.

Vëmendja e lartë e cila ju kushtuar Galaxy X bëri që vetë Apple të zbulojë informacione rreth iPhone më ambicioz që nga modeli i parë.

Pas një qëndrimi të shefit të Samsung Mobile Dj Koh i cili tha se do të prezantonte një telefon me ekran që paloset vitin e ardhshëm, Apple ka reaguar dhe nuk po fsheh asgjë nga qëllimet e saj.

E dhëna e parë erdhi nga mediat Koreane The Investor e cila thotë se Apple ka bashkëpunuar me LG për të krijuar një “task forcë” e cila do të ndërtojë një iPhone me ekran OLED që paloset.

Dhe sikur të mos mjaftonte, Apple publikisht aplikoi për disa patenta të cilat janë dëshmi e përpjekjeve të kompanisë për tu përballur me planin e Samsung.

Patenta quhet “Electronic Devices with Displays” dhe në përshkrimin e saj fshihet togëfjalëshi ekran fleksibël.

Patenta hyn më në detaje duke thënë se për këtë është i nevojshëm një ekran OLED. Bashkëpunimi i Apple me LG është gjithashtu një përpjekje për të ulur varësinë ndaj Samsung sa i takon ekraneve të iPhone.

Por sipas The Investor e gjitha kjo do të jetë e mundur vetëm në 2020-ën duke i dhënë Samsung një avantazh dy vjeçar me Galaxy X.

Samsung ka punuar prej vitesh në një teknologji të tillë, të paktën që nga 2009-ta.

Apple dhe Samsung kanë hyrë në një kurs përplasjeje për atë që besohet se do të jetë evolucioni i radhës i telefonëve i cili do ti bëjë të duken telefonët e sotëm me ekrane pa skaje primitivë. /PCWorld Albanian

The post Apple konfirmon një dizajn të ri radikal të iPhone appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...