Home » Teknologji » Apple ka shkelur tre patenta të Qualcomm thotë një gjykatë Amerikane

Apple ka shkelur tre patenta të Qualcomm thotë një gjykatë Amerikane

Prodhuesi i njohur i çipeve Qualcomm fitoi ditën e Premte një betejë ligjore kundër prodhuesit të iPhone Apple në një gjykatë federale në San Diego.

Gjykata tha se Apple i detyrohet Qualcomm 31 milionë dollarë për shkeljen e tre patentave.

Vitin e kaluar Qualcomm paditi Apple për shkeljen e patentave të jetëgjatësisë së baterisë. Gjatë gjyqit tetë ditor Qualcomm kërkoi nga juria që ti shlyheshin detyrimet prej 1.41 dollarësh për iPhone të shitur të cilat kanë shkelur patentat.

Penaliteti 31 milionë dollarësh është shumë i vogël krahasuar me një kompani si Apple me vlerë tregu prej 866 miliardë dollarësh, e dyta në botë pas Microsoft.

Por në të njëjtën kohë i jep një avantazh dhe mbështetje Qualcomm në disa seri betejash ligjore që kanë nisur mes dy gjigantëve në dy vitet e fundit.

Rasti më i madh i përket muajit Prill 2017 ku Apple kërkoi në gjykatë që të zbërthimin e modelit të biznesit të Qualcomm për licencimin dhe shitjen e çipeve.

Qualcomm nga ana tjetër akuzon Apple se ka përdorur teknologjinë dhe nuk ka paguar detyrimet për të.

Në dy raste të tjera është ndaluar shitja e iPhone në Kinë dhe Gjermani. Në Kinë vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi ndërsa në Gjermani kompania vendosi të ndërronte çipet Qualcomm me ato të Intel.

Qualcomm bën para përmes licencimit duke marrë një pjesë të çmimit të iPhone të shitur, një praktikë që Apple e quan të paligjshme.

Vendimi në i gjykatës Amerikane në favor të Qualcomm shton besimin tek prodhuesi i çipeve se modeli i biznesit nuk përbën shkelje. /PCWorld Albanian

The post Apple ka shkelur tre patenta të Qualcomm thotë një gjykatë Amerikane appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Antivirusi Windows Defender vjen në macOS

Ditën e sotme Microsoft njoftoi se antivirusi Windows Defender tashmë do të mbërrijë edhe në ...