20 February 2019
Home » Teknologji » Apple do të tërheqë iPhone X nga tregu në verë thonë analistët

Apple do të tërheqë iPhone X nga tregu në verë thonë analistët

Shitje e iPhone X mund të mos kenë qenë aty kur Apple dëshironte, por telefoni është shumë larg të qenurit një dështim.

Të gjithë u mahnitëm pas telefonit dhe miliona besnikë të Apple e kanë blerë pavarësisht çmimit të lartë.

Por është një shok i vërtetë nëse Apple braktisë iPhone X në Verën e 2018-ës. Apple Insider duke cituar firmën analitike KGI Securities, sugjeron se Apple do të tërheqë nga shitja telefonin përpara prezantimin të ciklit të ri.

Nëse kjo provohet të jetë e vërtetë, atëherë do të ishte hera e parë që Apple i mbyll rrugën një produkti një vjeçar.

Arsyeja e shitjeve të dobëta të telefonit në Kinë është dizajni sipas KGI. Pavarësisht se ka një ekran më të madh sesa iPhone 8 Plus prej 5.8 inç nga 5.5 inç, KGI beson se hapësira e sensorëve në krye të ekranit është ai që ka zhgënjyer përdoruesit.

Nga ana tjetër Apple nuk është e gatshme të heqë dorë nga ky stil dizajnit me seritë e reja të iPhone.

iPhone X mund të mos ketë shënuar ditë të mira por shitjet e iPhone në terësi kanë qenë pozitive. Kjo do ta ndihmojë kompaninë të kapë vlerën e 1 trilion dollarëve përgjatë 2018-ës. /PCWorld Albanian

The post Apple do të tërheqë iPhone X nga tregu në verë thonë analistët appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Nga sot të gjithë zhvilluesit mund të regjistrojnë sajtet personale dhe projektet me domainin .dev

Ndërsa numri i domaineve .com të disponueshme vijon të reduktohet, domaine alternative kanë filluar të ...