24 November 2017
Home » Teknologji » Apple dhe Samsung përsëri në gjykatë për patentat e dizajnit të iPhone

Apple dhe Samsung përsëri në gjykatë për patentat e dizajnit të iPhone

Beteja e patentave mes Apple dhe Samsung për kontrollin e koncepteve të telefonëve inteligjent është kthyer përsëri.

Një padi e bërë në 2012-ën, ku një gjykatë urdhëronte Samsung të paguajë 1 miliard dollar dëme tek Samsung është rikthyer në vëmendje.

Një apelim nga gjigandi Korean i elektronikës mund të zhbëjë vendimin e parë dhe imponimin e një gjobe tjetër.

Dy kompanitë kanë afat deri më 25 Tetor për të gjetur një akord, përndryshe çështje rikthehet në gjykatë.

Shifra e larta kanë bërë që të dy palët të tregojnë një vullnet të hekur lidhur me çështjen. Madje ata i pret edhe një tjetër betejë, ajo me Qualcomm, ku dy të parët qëndron së bashku.

Prej vitesh Samsung ka shkelur patentat e dizajnit të Apple iPhone, por dëme e shkaktuara a duhet të paguhen sipas fitimit total apo bazuar në një përqindje të caktuar?

Gjykata Supreme thotë se një vendim bazuar mbi fitimet total nuk është i drejtë, ndërsa dy palët i pret një tjetër epokë e gjatë argumentimesh.

Dy gjigandët do të takohen në Gjykatën Federale të Kalifornisë Veriore për të vendosur sesa para i detyrohet Samsung Apple. /PCWorld Albanian

The post Apple dhe Samsung përsëri në gjykatë për patentat e dizajnit të iPhone appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Intel braktis BIOS në favor të UEFI në 2020-ën

Intel do të braktisë mbështetjen për sistemet BIOS në 2020-ën, një lëvizje e cila do ...