16 December 2017
Home » Teknologji » Apple bashkëpunon me LG për ekranin me palosje të iPhone në 2020-ën

Apple bashkëpunon me LG për ekranin me palosje të iPhone në 2020-ën

Apple në bashkëpunim me LG kanë filluar ndërtimin e një iPhone me ekran që paloset raportoi sajti Korean The Investor.

Raportohet se Apple ka zgjedhur të punojë me LG dhe jo Samsung nga frika se beteja mes dy kompanive mund të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë të flitet për një iPhone të tillë. Në fund të Dhjetorit të vitit të kaluar, u tha se LG do të fillonte prodhimin në masë të ekraneve që palosen në 2018-ën dhe se Apple mund të ishte konsumatori kryesor i kompanisë.

Nga ana tjetër LG ka prezantuar disa herë prototipi të ekraneve me palosje në dy vitet e fundit. Këto ekran kanë panele OLED dhe kanë një qëndrueshmëri të lartë.

Sipas burimeve të sajtit Korean, ky ekran do të marrë vite përpara se të bëhet realitet. Konkretisht iPhone i parë mund të debutojë në 2020-ën.

IPhone X, telefoni i parë me ekran OLED i Apple, furnizohet me panele nga Samsung i cili ka plane të mëdha në këtë drejtim. Megjithatë edhe LG ka filluar prodhimin e këtyre paneleve në Kinë.

Sa i takon linjës së iPhone në 2018-ën, ato nuk do të kenë ekrane me palosje por ekran OLED me madhësi 5.85 inç dhe 6.46 inç. /PCWorld Albanian

The post Apple bashkëpunon me LG për ekranin me palosje të iPhone në 2020-ën appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft lançon versionin zyrtar të rivalit të Twitch, aplikacionin Mixer

Në Tetor Microsoft publikoi një version beta të aplikacionit të ridizajnuar Mixer në iOS dhe ...