20 November 2018
Home » Teknologji » Aplikacioni për tregjet në zhvillim Google Go lexon përmbajtjet e faqeve me zë

Aplikacioni për tregjet në zhvillim Google Go lexon përmbajtjet e faqeve me zë

Google Go, aplikacioni i kërkimit të gjigantit të teknologjisë i optimizuar për tregjet në zhvillim, tani mund të lexojë artikujt me zë të lartë.

Në fakt, kompania ka përditësuar shfletuesin e saj me aftësinë për të lexuar faqe në 28 gjuhë të ndryshme duke përdorur një zë natyral që funksionon edhe në një lidhje 2G.

Gjigandi teknologjik ka njoftuar tiparin e ri në veprimtarinë e tij vjetore në Indi, i cili është një nga tregjet për të cilin Android Go është krijuar. Sipas Google, aftësia e re e aplikacionit përdor IA për të përcaktuar pjesët më të rëndësishme të një faqeje interneti.

Meqenëse Android Go është projektuar për telefona të përballueshëm me tiparet më themelore, disa pajisje të ndërtuara për platformën mund të kenë edhe ekran relativisht të vogël.

Kjo aftësi mund ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të konsumojnë përmbajtjen e shkruar në të njëjtën mënyrë që dikush do ta dëgjonte si audio.

Ky tipar ndoshta do të jetë më i dobishëm për përdoruesit me aftësi të kufizuara vizuale ose të leximit. Si një bonus shtesë, shfletuesi tregon atë që lexon dhe nxjerr në pah çdo fjalë ndërsa lexon, kështu që ata që studiojnë një gjuhë tjetër mund ta përdorin këtë veçori si një mjet mësimi. /PCWorld Albanian

The post Aplikacioni për tregjet në zhvillim Google Go lexon përmbajtjet e faqeve me zë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Startup Grind Tirana mirëpret themeluesit e Pastaria Aldo Rama dhe Edor Moci më 26 Nëntor

Startup Grind do të vijojë me takimin e radhës i cili mbahet më 26 Nëntor ...