Home » Teknologji » Aparati fotografik inteligjent Samsung Galaxy NX vjen në tetor

Aparati fotografik inteligjent Samsung Galaxy NX vjen në tetor

 

Aparati fotografik inteligjent Samsung Galaxy NX vjen në tetor

Aparati fotografik i bazuar në Android nga Samsung, Galaxy NX do të dalë në treg në tetor. Galaxy NX, një pasardhës i aparatit fotografik Galaxy, lejon ndërrimin e lenteve dhe vjen me sistemin operativ Android 4.2 Jelly Bean. I ngjashëm me telefonat inteligjentë Android, Galaxy NX ka një ekran 4.8-inç në anën e pasme, për të bashkëvepruar me aplikacionet Android.

Aparati fotografik inteligjent Samsung Galaxy NX vjen në tetor

Samsung tha të enjten se Galaxy NX do të dalë në shitje në tetor për 1.599$ (vetëm aparati) ose 1.699$ (aparati me një lente 18-55mm).

Galaxy NX është e mbushur me disa karakteristika të fuqishme: sensor 20,3-megapikselë, një sistem hibrid auto-fokusimi dhe një procesor 1.6GHz quad-core. Përveç Wi-Fi, aparati fotografik vjen i pajisur me aftësinë për 4G LTE.

Me aftësinë për lidhje më internet dhe aftësinë për të shkarkuar aplikacione nga Google Play, ju mund ta përdorni aparatin për ngarkim të menjëhershëm të fotove në ( Instagram, Facebook, Twitter, YouTube) dhe për përpunim.

About Fisnik Vukaj

Check Also

Rritet mosha minimale e përdorimit të WhatsApp në Evropë nga 13 në 16 vjeç

Shërbimi popullor i komunikimit WhatsApp në pronësi të Facebook, do të rrisë moshën minimale të ...

Leave a Reply