Home » Teknologji » Androidi mbushi 10 vite, sistemi operativ që fundosi BlackBerry, Symbian dhe Windows Mobile

Androidi mbushi 10 vite, sistemi operativ që fundosi BlackBerry, Symbian dhe Windows Mobile

Industria e mobilitetit sot feston një moment të shënuar: Android ka mbushur 10 vite.

Ishte T-Mobile G1, i njohur ndryshe edhe si HTC Dream, telefoni i parë që bëri debutimin më 23 Shtator me një sistem të ri dhe të panjohur operativ për kohën, Android 1.0.

Sot 10 vite më pas ajo është platforma dominuese dhe përgjatë ekzistencës ka rrëzuar shumë gjigantë.

Në fillimet e veta ishte shumë larg sistemit operativ që njohim sot. Së pari nuk luante dot video në Yotube. Google Play quhej Android Market dhe kishte vetëm një numër të kufizuar aplikacionesh. Madje nuk kishte një tastierë virtuale.

Andy Rubin dhe ekipi i tij dizajnuan Android si një eksperiencë e ngjashme me BlackBerry përpara se Apple iPhone të niste një revolucion.

Por formula bazë ishte aty, një sistem operativ me në fokus internetin.

Duke shfrytëzuar këtë potencial, adoptimi i Android shpërtheu falë edhe përditësimeve të shpejta të softueri. Morotola Droid dhe Samsung Galaxy S, dy flagshipë i dhanë edhe më shumë bujë softuerit.

Në fund të 2010-ën ishte sistemi operativ mobil më popullorë dhe konkurrentët më të egër thuajse ishin venitur.

Nëse goditjen e parë BlackBerry, Symbian dhe Windows Mobile ja dhan iPhone, Android ishte ai që i fundosi.

Kompanitë pas këtyre platformave nuk kishin zgjidhje tjetër ose të adoptonin Android ose të vdisnin.

Rivalët e Android e kuptuan me vonesë se loja tashmë kishte ndryshuar dhe eksperiencat ndërtoheshin rreth dyqaneve të aplikacioneve, internetit mobil dhe ndërfaqeve me prekje.

Sot Android është “pronari” i çdo telefoni inteligjent që nuk vjen prej Apple. Në fund të 2017-ës ishin 2 miliardë pajisje aktive Android.

Sistemin operativ e gjeni përtej telefonëve në tabletë, orë inteligjente, televizorë dhe pajisje të realitetit virtualë.

Madje është prezent edhe tek kompjuterat falë Chrome OS ku mund të instaloni aplikacionet Android.

Pyetja që bëjmë sot është çfarë do të bëhet me Android në 10 vitet e ardhshme? Kompania ka nisur punën në projekte afatgjatë si Fuchia të cilët një ditë mund ta zëvendësojnë Android-in. /PCWorld Albanian

The post Androidi mbushi 10 vite, sistemi operativ që fundosi BlackBerry, Symbian dhe Windows Mobile appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...