21 September 2018
Home » Teknologji » AMD prezantoi gjeneratën e dytë të procesorëve Ryzen

AMD prezantoi gjeneratën e dytë të procesorëve Ryzen

Pas disa muajsh spekulime AMD të Premten formalisht prezantoi katër procesorë të rinj të gjeneratës së dytë Ryzen të cilët dalin në shitje nga data 19 Prill.

Ryzen 7 2700X, Ryzen 7 2700, Ryzen 5 2600X dhe Ryzen R5 1600 janë më të lirë dhe më të shpejtë sesa paraardhësit.

Të katër procesorët kanë frekuencë më të lartë sesa paraardhësit.

  • Ryzen 7 2700X ka 8 bërthama dhe 16 procese me frekuencë 3.7Ghz deri në 4.3Ghz.
  • Ryzen 7 2700 ka 8 bërthama me 16 procese dhe frekuencë nga 3.2Ghz deri në 4.1Ghz.
  • Ryzen 5 2600X ka 6 bërthama dhe 12 procese me frekuencë 3.6Ghz deri në 4.2Ghz
  • Ryzen 5 2600 ka 6 bërthama dhe 12 procese me frekuencë 3.4Ghz deri në 3.9Ghz.

Gjenerata e dytë e këtyre procesorëve bazohet mbi arkitekturën 12 nanomtër krahasuar me 14 nanometër të gjeneratës së parë. Ryzen 7 2700X kushton 329 dollarë, Ryzen 7 2700 299 dollarë, Ryzen 5 2600X 229 dollarë dhe Ryzen 5 2600 199 dollarë. /PCWorld Albanian

The post AMD prezantoi gjeneratën e dytë të procesorëve Ryzen appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Fitimi i Samsung nga çipet e memorie do të bjerë në 2019-ën

Rënia e kërkesës për çipe memorie ka bërë një Samsung të ndryshojë strategjinë për vitin ...