Home » Teknologji » Amazon do të dërgojë porositë me dron.

Amazon do të dërgojë porositë me dron.

Amazon do të fillojë të dërgojë porositë me dron. Kompania arriti të sigurojë një patentë që i mundëson përdorimin e dronëve për të dërguar porositë. Nëpërmjet kësaj patente dronët do të kenë mundësi të gjurmojnë vendndodhjen e personit që do t’i dërgohet porosia duke nxjerrë të dhëna nga telefoni inteligjent.

Pajisjet do të mund gjithashtu të komunikojnë me njëra-tjetrën për kushtet atmosferike dhe gjendjen e trafikut. Amazon arriti ta sigurojë këtë patentë në shtator të 2014-ës, por tani ajo mori aprovimin nga Zyra e Patentave në SHBA.

“Ne besojmë se klientët tanë do ta pëlqejnë. E kemi menduar si një mundësi të re për të shmangur vonesat e ndryshme që mund të vijnë jo për fajin tonë. Rreth 86% e produkteve që porositen nuk peshojnë më shumë se 2.3 kg dhe droni mund ta përballojë këtë peshë”, thuhet në njoftimin e Amazon.

Dronët do të pajisen me sensorë fluturues, radarë, kamera dhe sensorë infra të kuq në mënyrë që porositë të shkojnë në destinacionet e duhura.amazon2-606x330

About Shpresa AL

Check Also

Microsoft vlerësohet me mbi 800 miliardë dollarë

Aksionet e Microsoft prekën një rekord ditën e Premte pasi kompania raportoi një tjetër tre ...

Leave a Reply