Home » Teknologji » Amazon Alexa vjen në kompjuterat Windows 10

Amazon Alexa vjen në kompjuterat Windows 10

Asistenti virtual i Amazon, Alexa, po vjen në kompjuterat Windows 10 për sfiduar asistentin e Microsoft Cortana.

HP, Lenovo, Asus dhe Acer kanë planifikuar integrimin e Alexa në laptopët e tyre Windows 10 ndërsa në desktop në fund të vitit.

Integrimi kërkon një aplikacione të veçantë Alexa për Windows i cili do të ofrohet në pranverë.

HP do të sjellë Alexa Pavillion Wave PC, një desktop i hollë i cili ngjan më shumë me një boks sesa kompjuter.

Ky integrim nuk është pjesë e partneritetit mes Microsoft dhe Amazon. Të dy kompanitë ranë dakord të integronin Alexa dhe Cortana deri në fund të 2017-ës por nuk ja arritën.

Amazon ka shtuar përpjekjet me një aplikacion më vete. Asistenti do të aktivizohet ose përmes komandave zanore ose përmes një butoni në tastierë. /PCWorld Albanian

The post Amazon Alexa vjen në kompjuterat Windows 10 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...