Home » Teknologji » Amazon akuzohet për shitje të produkteve të falsifikuara

Amazon akuzohet për shitje të produkteve të falsifikuara

Prodhuesi gjerman i sandaleve, “Birkenstock”, ka akuzuar “Amazon” për shitjen e produkteve të falsifikuara.

“Është e vërtetë se “Amazon” ka fitime nga shitja e mallrave të falsifikuara”, tha drejtori i kompanisë gjermane, Oliver Reichard, duke shtuar se “Amazon” është për këtë arsye një bashkëpunëtor i shitjes së produkteve të falsifikuara.

Ai gjithashtu tha se “Birkenstock” prandaj vendosi të mos shesë produktet e tij nëpërmjet “Amazon”, deri në janar të vitit të ardhshëm.

“Amazon” hodhi poshtë akuzat, duke thënë se kishte ndaluar shitjen e mallrave të falsifikuara.

“Ne tërheqim të gjitha produktet që janë në kundërshtim me politikën tonë të shitjes dhe gjithmonë të marrim masat e duhura ndaj një shitësi të tillë”, tha “Amazon”.

Kompania gjermane, 250 vjet e vjetër, është e njohur për këpucët e saj jashtëzakonisht të rehatshme. Këpucët e saj shiten në 90 dyqane në mbarë botën si dhe online në internet. /Insajderi

The post Amazon akuzohet për shitje të produkteve të falsifikuara appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Tesla ndërton fabrikën e parë jashtë Shteteve të Bashkuara

Tesla nënshkroi një marrëveshje me qeverinë Kineze për të ndërtuar një super fabrikë 860,000 metër ...