Home » Teknologji » AKEP mbyll 56 uebfaqe bastesh online

AKEP mbyll 56 uebfaqe bastesh online

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (akep) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave online, pas një kërkese të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (shih listën e faqeve të bllokuara në fund).

Burime zyrtare të AKEP thanë për Monitor se “AKEP nuk është institucioni iniciues dhe as vendimmarrës në lidhje me bllokimin e aksesit të faqeve elektronike, por AKEP ka marrë një kërkesë zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, ku është kërkuar bllokimi i faqeve të internetit të shoqërive që ofrojnë zhvillimin e lojërave online, në kundërshtim me Ligjin nr.155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka dërguar kërkesën pranë AKEP, pasi ka vlerësuar si të paligjshme përmbajtjen e faqeve elektronike.

Pas marrjes së kërkesës AKEP u ka çuar një shkresë operatorëve, që kryejnë aktivitet në fushën e basteve sportive, ku kërkon mbylljen e faqes.  “AKEP, me disponimin e kërkesës së organit kompetent të fushës për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, i drejtohet sipërmarrësit,  subjektit që ofron rrjetin dhe/ose shërbimet e komunikimit elektronik publik, për ndërprerjen dhe bllokimin e  transmetimit të kësaj përmbajtje”.

Lista e faqeve elektronike, që janë bllokuar nga AKEP, pas kërkesës së Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është si më poshtë:

  1. www.superbast.com
  2. www.pinnacle.com
  3. www.williamhill.com
  4. www.sbobet.com
  5. www.maxbet.com
  6. www.bet365.com
  7. www.bwin.com
  8. www.mollybet.com
  9. www.asianodds.com
  10. .www.betcity.com
  11. www.maxlloto.com
  12. www.betfair.com
  13. .www.eurolive.com
  14. www.betplus355.com
  15. www.igcbet.com
  16. www.m8.com
  1. www.1xbet.com
  2. www.matchbook.com
  3. www.dafabet.com
  4. www.paddypower.com
  5. www.bet300.com
  6. www.planetwin365.com
  7. www.lumibet.com
  8. www.888sport.com
  9. www.betstars.com
  10. www.bet111.al
  11. www.marathonbet.com
  12. www.10bet.com
  13. www.unibet.com
  1. www.5dimes.eu
  2. www.32red.com
  3. www.betsafe.com
  4. www.betsson.com
  5. www.betadria.com
  1. www.sportbet.com
  2. www.planetofbets.com
  3. www.18bet.com
  1. www.sportsbetting.ag
  2. www.lsbet.com
  3. www.planetofbets.ng
  4. www.slbet.com
  5. www.parimatch.com
  6. www.buff88.com
  1. www.betboro.com
  2. www.europebet.com
  3. www.novibet.com
  4. www.nordicbet.com
  5. www.guts.com
  6. www.jetbull.com
  7. www.netbet.com
  8. www.mybet.com
  9. www.optibet.com
  10. www.tipbet.com
  11. www.betcris.com
  12. www.winmasters.com
  13. www.betrally.com

The post AKEP mbyll 56 uebfaqe bastesh online appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...