Home » Teknologji » Afro 1 miliardë dollarë janë vjedhur në monedha kriptografike që nga fillimi i vitit

Afro 1 miliardë dollarë janë vjedhur në monedha kriptografike që nga fillimi i vitit

Vjedhjet e monedhave kriptografike nga platformat e tregtimit dhe bursat e këmbimit arritën në 927 milion dollarë në 9 muajt e parë të vitit, ose 250% më të larta sesa një vit më parë.

Monedhat dixhitale të vjedhura në 2017-ën kishin vlerë prej 266 milion dollarësh.

Popullariteti i Bitcoin dhe ardhja e mese 1,600 monedhave dixhitale të ndryshme kanë shtuar interesin e hakerave në industrinë e monedhave kriptografike.

Raporti gjithashtu citoi se bursat kryesor të monedhave kriptografike me praktika të dobëta ligjore kundër pastrimit të parave janë përdorur për të pastruar 2.5 miliardë dollarë bitcoin që nga 2009.

CipherTrace tha se raporti i përpiluar ka pasur në vëmendje 20 bursa më të mëdha. /PCWorld Albanian

The post Afro 1 miliardë dollarë janë vjedhur në monedha kriptografike që nga fillimi i vitit appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...