21 September 2018
Home » Teknologji » Adobe do të prezantojë një version të plotë të Photoshop për iOS

Adobe do të prezantojë një version të plotë të Photoshop për iOS

Vitin e kaluar iOS 11 u përqendrua i gjithi tek transformimi i iPad në një kompjuter të vërtetë por ende janë disa aplikacione të rëndësishme të cilat kanë ngelur jashtë platformës siç është ai i Photoshop.

Sot një raport nga Bloomberg thotë se Adobe do të punojë në një version të Photoshop për iPad.

Konkretisht Adobe do të prezantojë një version të plotë të Photoshop për iPad në Tetor të këtij viti ndërsa debutimi zyrtar në 2019-ën.

Aktualisht kompania ofron disa aplikacione për modifikimin dhe manipulimin e fotove në iOS përfshirë Photoshop Express.

Por asnjë prej këtyre versioneve mobile nuk ka ofruar nivelin e cilësisë dhe fleksibilitetit të aplikacionit për Windows dhe Mac duke i lënë hapësirë aplikacionit Affinity Photo. /PCWorld Albanian

The post Adobe do të prezantojë një version të plotë të Photoshop për iOS appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Fitimi i Samsung nga çipet e memorie do të bjerë në 2019-ën

Rënia e kërkesës për çipe memorie ka bërë një Samsung të ndryshojë strategjinë për vitin ...