Home » Teknologji » 8 lajmet më të rëndësishme nga konferenca Google I/O 2018

8 lajmet më të rëndësishme nga konferenca Google I/O 2018

Google organizoi eventin anual I/O developer conference në Kaliforni dhe në ditën e parë njoftoi disa lajme të reja. Në fillim u tha se Google po sjell një brand të ri në lidhje me divizionit e kërkimit për Inteligjencën Artificiale. Kjo lëvizje tregon se si Google ka fokusuar të gjithë kërkim-zhvillimin tek vizioni i kompjuterave, procesimi natyral i gjuhës dhe lidhjet neurologjike.

Çfarë lajmëroi Google: njoftoi një rifreskim të Asistentit të Google që e bën komunikimin me të akoma më natyral. Tani, në vend që të thuhet çdo herë “Hey Google” apo “ok Google” do ju duhet ta bëni këtë vetëm herën e parë. Kompania po shton gjithashtu një opsion të ri që lejon pyetjet në të njëjtën kohë brenda një kërkese të njëjtë. Për këtë do të flitet më shumë në javët në vazhdim.

Pse është e rëndësishme: në rastet kur po bëni një bisedë tipike, ka shumëgjasa që pyetjet e vazhdueshme që bëni, vijnë si pasojë e faktit që nuk keni marrë ende përgjigjen që deshët. Prandaj bëhet shumë e besdishme fakti që në çdo moment mund t’ju duhet të thoni “hey Google” në çdo moment duke ndërprerë kështu vijën e bisedës dhe duke e bërë atë më pak natyral. Nëse Google do të jetë një lojtar sa më natyral kur bëhet fjalë për asistentët vokalë, biseda duhet të duket si e vërtetë e natyrale, jo thjesht një seri pyetjesh.

 

Çfarë njoftoi Google: Google photos e bën më të thjeshtë korigjimin e fotove dhe editimin e tyre me opsione IA për krijimin e shumë fotove njëkohësisht apo stilimin e fotove. Tani, fotot do të marrin më shumë fuqi IA me rregullim bardh e zi, sugjerim për dritat dhe drejtimin etj. Një version i ri i Google Photos App do të sugjerojë rregullime të shoejta të fotove dhe korigjim të dritës.

Pse është e rëndësishme: Google po punon që të jetë një mbështetje për të gjitha fotot tuaja dhe është gati të mbledhë përdorues të shumtë duke i ofruar opsione të fuqishme për rregullimin e fotove. Me çdo foto Google ka mundësi të marrë më shumë të dhëna dhe në këtë mënyrë të rregullojë njohjen e imazheve, rregullimin e shërbimeve etj.

Çfarë njoftoi Google: Smart Displays ishin bisedat që u bënë këtë vit, por nuk është dëgjuar shumë mbi Google Echo Show. Smart Display i parë Google do të lanciohet në Korrik dhe do të ofrohet nga Google Assistant dhe Youtube. Është e qartë që kompania ka investuar në shumë burime për të ndërtuar një version të pare të asistentit visual, duke justifikuar shtimin e një ekrani.

Pse është e rëndësishme: përdoruesit po mësohen me idenë që do të kenë disa pajisje në shtëpi që do tu përgjigjen pyetjeve të tyre. Por, Google po mundohet të krijojë një sistem ku një përdorues mund të bëjë pyetje dhe më pas të ketë opsionin e disa aksioneve vizuale që nuk mund të zgjidhen me një ndërveprim zanor. Google Assistant ka pjesën vokale të ekuacionit e më pas ndërhyn YouTube.

Çfarë njoftoi Google: Google Assistant do të vijë edhe për Google Maps në iOS dhe Android këtë verë. Mendohet se do të ofrojë më shumë rekomandime për përdoruesit. Google ka punuar për një kohë të gjatë për bërë hartat të duken më të personalizuar, por dukeqënë se tani Google Maps nuk përdoret më thjesht për drejtime, kompania po prezanton opsione të reja për rekomandime më efektive në lidhje me vendet në zonë.

Integrimi i hartave përfshin edhe kamerën, vizionin teknologjik të kompjuterit edhe Google Maps Street View. Me kombinimin kamera-Maps do ju duket njësoj sikur jeni Brenda Street View. Lentet e Google mund të zbulojnë ndërtesa, vetëm duke drejtuar kamerën tek objekti, madje do të mund të zbulojnë edhe tekstin.

Pse është e rëndësishme: Maps është një nga produktet më të rëndësishme të Google dhe ka shumë interes përreth realitetit të shtuar si në rastin e Pokemon Go, prandaj kompanitë janë drejtuar nga këto tipare. Të gjesh direktiva duket një gjë e thjeshtë për një kamera, por opsionet e Google Maps e bëjnë atë të diferencohet dhe ti bëjë përdoruesit mos të kenë mundësi të kalojnë tek konkurrentët.

Çfarë njoftoi Google: ndërkohë që vazhdon debate mbi krijimin e një IA hardware, Google tha se po prodhon roundin e tretë të silikonit, Tensor Processor Unit 3.0. CEO i Google, Sundar Pichai tha se TPU i ri është 8 herë më I fuqishëm se sa viti i kaluar me 100 petaflops në performancë. Google i bashkohet çdo kompanie tjetër që kërkon të krijojë një silikon në mënyrë që të përballojë operacionet.

Pse është e rëndësishme: ka një garë për krijimin e pajisjeve machine learning për zhvilluesit. Kompania që është e aftë të mbyllë zhvilluesit e saj në ekosistemin e saj, do të ketë një avantazh mbi konkurrentët. Është shumë e rëndësishme pasi Google kërkon të ndërtojë platformën Cloud duke dalë kundër Amazon dhe Microsoft.

Google gjithashtu do të ofrojë një version IA në lidhje me lajmet ku përdoruesit kanë mundësinë të qëndrojnë të lidhur me lajmet e fundit dhe njëkohësisht me lajmet sipas preferencave të tyre. Do të shfaqen lajme në bazë të Google Digital Magazine App, Newsstand apo Youtube. Në këtë rast Google po përpiqet të realizojë një zëvendësues të Facebook duke ofruar siguri për të dhënat, element që Facebook tashmë e ka humbur pas skandalit.

Një zbulim tjetër i Google ishte edhe ML Kit që është një paketë për Software Development që u hyn në punë zhvilluesve në iOS dhe Android dhe u lejon atyre të integrojnë modele Machine Learning të Google që kanë të bëjnë me njohjen e tekstit, të fytyrës, skanim të barkodeve, njohjen e zonës etj.

Android P beta është tashmë e prezantuar dhe çdo opsion i përmendur më sipër mund të testohet aty. /PCWorld Albanian

The post 8 lajmet më të rëndësishme nga konferenca Google I/O 2018 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet ...