Home » Teknologji » 4 këshilla si ta bëni baterinë e laptopit të zgjasë më shumë

4 këshilla si ta bëni baterinë e laptopit të zgjasë më shumë

Sigurisht që shumicës nga ju i ndodh shpesh të hapë laptopin dhe ti shfaqet lajmërimi për karikim. Kështu fillon procesi i kërkimit të karikuesit, gjetjes së prizës kur ndërkohë ti doje vetëm të punoje e mos të humbje kohë. Ja disa këshilla mbi ruajtjen e baterisë dhe si ta bëni atë të zgjasë më shumë:

Kujdes me aplikacionet

Bateria do të zgjasë më shumë kur e përdorni laptopin për qëllime bazike si punimi në Word, emailet dhe navigimi në internet. Përdorimi i lojërave online apo edhe platformat e tjera si lloji i Netflix, harxhojnë baterinë e laptopit më shpejt se përdorimet e tjera.

Çaktivizoni radiot dhe hiqni aksesorët

Nëse nuk keni nevojë të përdorni WiFi apo Bluetooth atherë vendosni Airplane Mode kështu laptopi nuk do të kërkojë më për pajisje të tjera për tu lidhur.

Një disk i jashtëm mund të ulë baterinë ashtu si edhe mauset dhe çdo pajisje tjetër që mund të lidhni në laptop.

Ulja e dritave

Nëse drita e ekranit të laptopit do të ulet në maksimum ndihmon në ruajtjen e baterisë.

Bëni një blerje të zgjuar

Nëse jeni duke kërkuar për një laptop të ri, kini kujdes të zgjidhni një model me një procesor të mirë CPU si psh Intel 8th Gen Core, gjë që ndihmon edhe në zgjatjen e jetës së baterisë.

The post 4 këshilla si ta bëni baterinë e laptopit të zgjasë më shumë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

google1.jpg

Google Calendar vs Apple Calendar, cili udhëheq?

Për shumë përdorues të smartfonëve, aplikacionet e kalendarit janë një mjet jetik për të qëndruar ...