16 December 2017
Home » Teknologji » 105 ditë nga dalja në bursë, Snapchat kthehet në pikën “zero”

105 ditë nga dalja në bursë, Snapchat kthehet në pikën “zero”

105 ditë pas doli në bursë më 2 Mars, çmimi i një aksioni të Snapchat ra nën 17 dollar për herë të parë ditën e Enjte.

Pavarësisht dyshimeve se Snapchat mund të korrë sukses një ditë, ka pasur një kërkesë të lartë për aksionet e Snap i cili u rrit me 40% në ditën e parë të daljes në bursë.

Atë ditë aksionet tregtoheshin me 27.09 dollar dhe çdo gjë po shkonte për mrekulli. Por raporti financiar zhgënjyes i parë i kompanisë nxiti skepticizëm për investitorët e kompanisë.

Si duket ky është fati i çdo kompanie teknologjike e cila pasi shijon sukses në ditët e para përballet me një rënie të vlerës së aksioneve për të rikuperuar në vlera rekord mëpas.

Por ka pasur shembuj edhe të atyre që nuk u rikuperuan kurrë, dhe shpresojmë që ky të mos jetë fati i Snapchat. /PCWorld Albanian

The post 105 ditë nga dalja në bursë, Snapchat kthehet në pikën “zero” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft lançon versionin zyrtar të rivalit të Twitch, aplikacionin Mixer

Në Tetor Microsoft publikoi një version beta të aplikacionit të ridizajnuar Mixer në iOS dhe ...