Home » Teknologji » 10% e telefonëve të shitur do të kushtojnë të paktën 1,000 dollarë në 2023

10% e telefonëve të shitur do të kushtojnë të paktën 1,000 dollarë në 2023

Shitjet e telefonëve me kosto mbi 1,000 dollarë pritet të shtohen në vitet e ardhshme pavarësisht kritikave që mori iPhone X.

Pajisjet të cilat kanë një kosto katër shifrore do të përbëjnë 10% të shitjeve deri më 2023 parashikon Deloitte.

Një prej arsyeve është avancimi teknologjik dhe zëvendësimi i kompjuterëve desktop.

Në Nëntor Apple ishte prodhuesi i parë madhor i cili theu barrierën e 1,000 dollarëve me debutimin e iPhone X.

Telefoni mund të kushtojë deri në 1,249 dollarë ndërsa prodhues të tjerë do ti bashkohen kësaj strategjie në 2018-ën.

Mbërritja e telefonëve me kosto më të lartë do të rrisë vlerën mesatare të telefonëve inteligjentë, diçka e paparë prej vitesh rënie.

Çmimi mesatar i një telefoni ra deri në 305 dollarë në 2015-ën ndërsa u ngjit në 324 dollarë në 2017-ën. Në 2023 pritet të shkojë deri në 350 dollarë.

Nga 1.85 miliard telefonë që pritet të shiten atë vit, 180 milion prej tyre do të kushtojnë më shumë se 1,000 dollarë.

Vlera e tregut të telefonëve do të shkojë deri në 650 miliard dollarë. /PCWorld Albanian

The post 10% e telefonëve të shitur do të kushtojnë të paktën 1,000 dollarë në 2023 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rritet mosha minimale e përdorimit të WhatsApp në Evropë nga 13 në 16 vjeç

Shërbimi popullor i komunikimit WhatsApp në pronësi të Facebook, do të rrisë moshën minimale të ...